Në vitin 1902, Klimt realizoi Beethoven Frieze për ekspozitën e 14 të “Vienna Secessionist”, e cila ishte menduar të organizohej si përkujtimore për Ludvig Van Beethovenin dhe ku do të spikaste një skulpturë monumentale polikromatike me autor Max Klingerin. E realizuar posacërisht për ekspozitën, piktura u realizua direkt në mure me materiale të lehtë. Pas ekspozitës, piktura u ruajt, ndonëse nuk u ekspozua më deri në vitin 1986. Në ditët e sotme, “Beethoven Frieze” është e ekspozuar në mënyrë të përhershme në hollin e “Vienna Secession” në Austri.
Për shkak të famës dhe popullaritetit, piktura u bë motivi i një prej monedhave të koleksionit më të famshme: monedhat e floririt dhe argjendit 100-Euroshe të Austrisë.