Flet për herë të parë avokati i Bilal Shehut
Avokati i Bilal Shehut ka folur për “Fox News” lidhur me skandalin e kontributeve të huaja në fushatën elektorale të rizgjedhjes së Barak Obamës në “Shtëpinë e Bardhë” në vitin 2012.
“Shoferi i limuzinës në Nju Xhersi, u shpall fajtor më 29 qershor dhe rrezikon 5 vite burg dhe një gjobë prej 250 mijë dollarësh amerikanë ditën që do të jepet verdikti më 5 tetor”, shkruan televizioni amerikan “Fox News”.
Në Shqipëri, rivalët e kryeministrit Rama thonë se 80 mijë eurot donacione që derdhi Shehu në fushatën e Obamës, janë paguar pikërisht nga kryeministri shqiptar dhe kërkojë hetimin e tij.
“Edi Rama ka kryer të paktën tre akte kriminale dhe ka përfituar personalisht nga kjo gjë”, thotë Eduard Halimi për agjencinë “Associated Press”, pasi dorëzoi padinë e opozitës kundër kryeministrit javën e shkuar.
“Por në dokumentet e gjyqit federal të çështjes Shehu nuk përmendet në asnjë moment emri i Edi Ramës, por kontribuuesi etiketohet vetëm si ‘qytetari i huaj’, të cilit iu mohua prezenca në eventin elektoral të San Franciskos. Por atij iu lejua fotoja me presidentin Obama”, shkruan reporteri i “Fox News”, Perri Kiaramonte.
Ndërkohë që avokati i Shehut tha për televizionin se “asnjë marrëveshje për pranimin e fajësisë nuk e ka ndikuar te klienti im për të pranuar fajin përpara trupës gjykuese. Klienti e pranoi fajin përpara gjykatës dhe nuk është një dyshimtar bashkëpunëtor për qeverinë”, tha Alan Abramson.