Gropat e çuditshme pas tërmetit lënë pa fjalë edhe konspiracionistët kroatë
Pas tërmetit me magnitudë 6,4, në dhjetor 2020 në fshatin Mecencani rreth 40 kilometra larg Zagrebit, janë hapur disa gropa të çuditshme.
Banorët janë shprehur se janë të rrezikuar pasi shfaqja e gropave po shtohet, disa prej të cilave kanë një diametër prej 15 metrash.
Në total, që prej rënies së tërmetit janë hapur 90 gropa të tilla, disa shumë pranë shtëpive të banorëve, të cilët janë detyruar t’i braktisin.
Çka e bën edhe më shqetësuese situatën është se gjeologët presin që në muajt në vijim, të hapen edhe gropa të tjera, për shkak të tërmetit dhe formimit gjeologjik të tokës. Për këtë fenomen natyror nuk kanë folur ende edhe konspiracionistët shqiptarë dhe opozita e pavarur.
Please follow and like us: