Historia e pazakontë e austriakut Adam Rainer
Adam Rainer është personi i vetëm në histori, i regjistruar edhe si një xhuxh, dhe si një gjigant. Rainer lindi në vitin 1899, nga prindër me gjatësi mesatare. Në adoleshencë, ai ishte qartazi më i shkurtër se shumica e moshatarëve të tij në qytetin e tij në qytetin e Gracit, në atë kohë pjesë e perandorisë Austro-Hungareze.
Atij iu refuzua rekrutimi në ushtri gjatë Luftës së Parë Botërore, pikërisht për shkak të gjatësisë së tij. Në atë kohë ishte 137 cm, pra shumë i shkurtër për moshën e tij, dhe u klasifikua si xhuxh, pasi ishte më i shkurtër sesa norma minimale 147 centimetra.
Disa vjet më vonë u përpoq të hynte sërish në ushtri, por sërish u skualifikua për shkak të kriterit të gjatësisë. Ai ishte vetëm 142 cm i gjatë, edhe pse ishte 20 vjeç. Raportet mjekësore treguan se Rainer kishte duar dhe këmbë jashtëzakonisht të mëdha për një njeri të madhësisë së tij, me numrin 43 të këmbës.
Pastaj në moshën 21 vjeçare – shumë kohë pas pikës ku shumica e njerëzve kanë ndaluar së rrituri – Adam filloi një rritje të shpejtë që përfundimisht do ta klasifikonte atë si një gjigant. Kur ishte 32 vjeç , ai ishte rritur gjatësinë 2 metra e 19 centimetra.
Në fillim të viteve 1930, Rainer u ekzaminua nga dr.A.Mandl dhe F.Vindholc, të cilët e diagnostikuan atë me akromegali, një çrregullim i rrallë ku trupi prodhon shumë hormone të rritjes. Çrregullimi shpjegonte edhe duart dhe këmbët e tij anormalisht të mëdha – një simptomë kjo e zakonshme e sëmundjes – si dhe lodhjen e tepërt dhe tiparet e zgjeruara të fytyrës.
Ekipi mjekësor, përcaktoi se shkaku i rritjes së tij të papritur, ishte një tumor që ushtronte presion mbi gjëndrën e hipofizës . Mjekët e operuan Rainer për t’i hequr tumorin, me shpresë se do të parandalonin rritjen e tij të mëtejshme. Megjithëse tumori u hoq me sukses, kjo ishte nuk ishte e mjaftueshme për të ngadalësuar rritjen e Adamit.
Kur u mat vitin e ardhshëm, gjatësia e tij ishte e pandryshuar, por shtylla kurrizore e tij kishte filluar të lakohej, gjë që do të thotë se ai ishte ende duke u rritur. Ndërsa po vazhdonte të rritej, shëndeti i tij nisi të përkeqësohej, me kurrizin e tij të lakuar që përfundimisht ia bëri të pamundur të qëndronte vetë në këmbë.
Shikimi dhe dëgjimi iu përkeqësuan, dhe ai vdiq përfundimisht në moshën 51 vjeçar në një azil për të moshuarit. Në atë kohë ishte 2.34 metra, njeriu më i gjatë në Austri. Aktualisht nuk ka raste të tjera të njohura të një personi, që të klasifikohet si xhuxh dhe gjigant gjatë gjithë jetës së tij.