Skip to content
  • Politika
  • Aktualitet
  • Kadare
  • Bota
  • Dosje
  • Art
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Showbiz

Albspirit

Media/News/Publishing

ISMAIL QEMALI – KORRESPONDENTIT TË LE TEMPS (1909): JA PSE U LARGOVA NGA KOSTANDIPOJA GJATË REVOLTËS SË 13 PRILLIT

 

(Shkresë nga korrespondenti ynë i veçantë)

Athinë, 29 Prill.

Ismail Qemali, udhëheqësi i partisë Bashkimi Liberal, anëtarët e të cilit aktualisht po ndiqen penalisht nga komiteti i partisë Bashkim dhe Progres, dhe të përfshirë në shtypjen (represionin) e Kostandinopojës, më bëri deklaratat e mëposhtme:

 “Javën e kaluar, Veziri i Madh mori një shkresë nga turqit e rinj (xhonturqit), duke më mbajtur mua, Ismail Qemalin dhe miqtë e mi, përgjegjës për ngjarjet e 13 Prillit. Unë u detyrova të largohesha nga Kostandinopoja, dhe kur arrita këtu protestova fuqishëm kundër shpifjeve të përfshirjes sime në kryengritjen e Kostandinopojës, një lëvizje qartësisht reaksionare dhe e papajtueshme me parimet e tërë jetës sime”.

Pasi kujtoi vuajtjet e tij nën regjimin absolutist, dy ekzilet e tij që zgjatën gjashtëmbëdhjetë vite dhe kthimin në Turqi, Ismail Qemali vazhdoi si më poshtë:

“Unë isha i vetmi deputet që refuzova të takohesha dhe të darkoja me Sulltanin; në Dhomë, bëra opozitë, jo si reaksionar, por si lider i partisë Liberale; Unë kritikova ashpër partinë Bashkim dhe Progres për ringjalljen e praktikave absolutiste, për mos kryerjen e ndonjë reforme, për dënimin e Dhomës ndaj mosveprimit; por kundërshtimi im ishte absolutisht besnik dhe kushtetues, në atë masë që dy ditë para trazirave të 13 Prillit, të ftuar nga Veziri i Madh Hilmi Pasha për të marrë një portofol (post), unë refuzova, por deklarova se Liberalët ishin të gatshëm për të arritur një marrëveshje me qeverinë për të formuar një program të përbashkët të reformave dhe për të vazhduar zbatimin e tyre.

 I prisja ngjarjet e 13 prillit aq pak sa kur ato ndodhën unë isha në periferi të Ortakeuy. Kur arrita në Dhomë, protestova kundër pushtimit të saj nga hoxhallarët dhe ushtarët. Të nesërmen në mëngjes, të thirrur në pallat nga veziri i ri Teufik, unë refuzova një portofol (post). I pritur nga Sulltani, unë insistova mbi nevojën që Abdyl-Hamidi të respektonte Kushtetutën. Unë kam emëruar Nazim Pashën, një tjetër viktimë të absolutizmit, për postin e komandantit të trupave të kryeqytetit; Kur u ktheva në Dhomë, unë rrëfeva bisedën time me Sulltanin dhe provokova vendimin unanim që u votua për t’i dhënë fund luftimeve të partive përballë situatës së rëndë.

 Sidoqoftë, shpifjet që lëshohen kundër meje mund të shpjegohen vetëm si ndjenja hakmarrëse kundër qëndrimit të liberalëve në Dhomë.

Kaq për të kaluarën; në të ardhmen, miqtë e mi dhe unë, si dhe të gjithë patriotët e vërtetë, ne jemi të gatshëm të mbështesim qeverinë e vetme të mundshme, atë të turqve të rinj, por këta, të përforcuar nga suksesi i tyre i fundit, duhet të braktisin sistemin e tyre të komiteteve sekrete dhe të formojnë një kabinet homogjen të aftë për të formuar një program të vërtetë dhe për të marrë përgjegjësinë për zbatimin e tij”.

 

 https://www.darsiani.com/la-gazette/ismail-qemali-korrespondentit-te-le-temps-1909-ja-pse-u-largova-nga-kostandipoja-gjate-revoltes-se-13-prillit/

Please follow and like us:
Kerko
Aktualitet
  • Frank Shkreli: As edhe një kurorë me lule për Skënderbeun në datëlindjen e tij
    May 8, 2025
  • Restaurimi i Trashëgimisë Kulturore në Janjevë: Investime të Mëdha, Transparencë e Vogël?
    May 4, 2025
  • Modeli i grave të dhunshme nuk është forcë, por krizë e thellë e normave dhe shpërbërje e identitetit femëror
    May 2, 2025
  • Ismet Hajrullahu: Pyjet nuk mund të flasin vetë, por ne mund të bëhemi zëri i tyre!
    April 29, 2025
  • Eva Vatoci: Femra është rikthyer. Me zë, zjarr dhe kujtesë
    April 28, 2025
Kadare
  • Në Shqipëri s’kam shkelur ndonjëherë, por e njoh nga romanet e Ismail Kadaresë
    April 17, 2025
  • Vasil Qesari: Fenomeni Kadare në shoqërinë shqiptare të viteve shtatëdhjetë
    March 27, 2025
  • Kadare: Gjykimet e mia për Fishtën, Koliqin, Naim Frashërin
    March 24, 2025
  • Ndue Dedaj: Kadareja dhe apologjia e të mëdhenjve
    February 20, 2025
  • Eduard A. Skufi: Shtegtimi i një gjeniu për në pavdekësi
    January 31, 2025
Bota
  • Fotolajm/Mesazhi i kryeministrit britanik për kreun e ri të Vatikanit
    May 8, 2025
  • Donald J. Trump: Pres me padurim të takoj Papën Leo XIV
    May 8, 2025
  • Barack Obama: Urime bashkëqytetarit nga Çikago, Shenjtërisë së Tij Papa Leo XIV
    May 8, 2025
  • Bill Klinton: Moment historik për amerikanin e parë që drejton Kishën Katolike
    May 8, 2025
  • Prej 20 vitesh në koma, “Princi i fjetur” i Arabisë Saudite mbush 36 vjeç
    May 8, 2025
Art
  • Mehmet Kraja: Disidenca e munguar
    May 9, 2025
  • Helena Kadare: Etyd parisian
    May 9, 2025
  • Luan Laze: Aforizma & paradokse
    May 8, 2025
  • Një libër për batalionin “Antonio Gramshi” dhe Lufta Antifashiste në Shqipëri
    May 8, 2025
  • Promovohet në Tiranë poema e Luan Ramës “Ode për tempujt që nuk u harruan”
    May 8, 2025
Sport
  • Ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi
    March 23, 2025
  • Luka Modriq i dhuron fanellën nënës së ushtarit të vrarë francez që luftoi për Kroacinë
    March 23, 2025
  • Vëllezërit ukrainas Kliçko, kampionë të njëkohshëm në 2011
    March 18, 2025
  • Një histori mbresëlënëse me Majk Tajson, Nju Jork 1991
    March 18, 2025
  • Tigran Petrosian, mjeshtër i madh i shahut armeno-sovjetik
    March 17, 2025
Kompleksi Rezidencial ‘Fratari’ +355682020173
Kompleksi Rezidencial ‘Fratari’ +355682020173
Politika
  • Ismet Hajrullahu: Kosova po digjet, politikanët po krihen…
    May 9, 2025
  • Harry Bajraktari: Koha për ndryshim në 11 maj
    May 7, 2025
  • Artan Xh. Duka: Gjesti i madh i tё voglit!
    May 7, 2025
  • MAQEDONIA E VERIUT DHE BALANCAT E BRISHTA TË NJË SHTETI NË TRANZICION
    May 5, 2025
  • Rreziku i standardeve të reja për Kosovën dhe çështjen shqiptare në Ballkan
    May 5, 2025
Dosje
  • Nationen (1939) / Axhenda e Mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare, të cilët ndodhen në Grand Hotel në Oslo
    May 8, 2025
  • Prof. Emil Lafe: Duke përkujtuar ditëlindjen e Asdrenit
    May 7, 2025
  • Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve: Një histori e dhimbjes dhe rezistencës
    May 7, 2025
  • Fritz Radovani: Poemthi i At Gjergj Fishtës për Skënderbeun!
    May 7, 2025
  • Artan Xh. Duka: 5 Maj… e shkuara që shkruan të nesërmen!
    May 3, 2025
Kuriozitete
  • Diktatura e pëlqimeve në rrjete sociale
    April 29, 2025
  • Macja Sofi thyen masat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë
    April 20, 2025
  • Futbollisti i ndeshjes në Norvegji merr një derr të therur si trofe
    April 17, 2025
  • Si të heqësh një material nga Google?
    April 6, 2025
  • Fshati me 281 banorë që kërkon statusin e principatës
    March 1, 2025
Showbiz
  • Hermes Nikaj: Suksesi e ka emrin Denada!
    April 16, 2025
  • Gruaja më e bukur në botë, shqiptarja Fevzia
    March 28, 2025
  • Kim Kardashian me bikini “shtrihet” në Times Square
    March 5, 2025
  • Nga Adele e Rihana te Mango, edhe ikonat e muzikës lodhen një ditë
    January 4, 2025
  • Hermes Nikaj: Surprizat e Greta Shahos pas performancës në ‘Balkan Arts Festival’
    December 11, 2024
Rreth Nesh
Alb-Spirit është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke i dhënë përparësi profesionalizmit si dhe personaliteteve më të spikatura të botes shqiptare dhe jo vetëm. Si një alternativë e re, portali synon të krijojë nje hapësirë sa më të lirë për gazetarinë e vërtetë.
Kontakt
Editor: Cerciz Loloci Adresa: Rruga Kongresi i Lushnjes, P. 31 Tirane Cel: +355686092910 email: cercizloloci@gmail.com
Kalendar
July 2016
M T W T F S S
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
« Jun   Aug »
COPYRIGHT 2018. ALL RIGHTS RESERVED