LE MATIN, 1902/KËRKESAT E AMBASADËS RUSE NDAJ PORTËS SË LARTË PËR NDËSHKIMIN E ISA BOLETINIT
Kostandinopojë, 6 nëntor.
Ambasada ruse ripërsëriti kërkesat e saj ndaj Portës së Lartë, duke i kërkuar asaj ndëshkimin e liderit shqiptar Isa Boletini.
Ky i fundit, i cili ishte dërguar fillimisht në Selanik, u lejua më pas të kthehej në fshatin e tij Boletin, afër Mitrovicës.
Ambasada ruse kërkon gjithashtu që të merren masa të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen personale të z. Stcherbin (Çerbin), konsullit rus, në Mitrovicë, i cili gjendet akoma në Kostandinopojë. (Reuter).
Please follow and like us: