Albspirit

Media/News/Publishing

LE MATIN, 1914/ISMAIL QEMAL BEU, PAS DORËHEQJES NGA QEVERIA E PËRKOHSHME, RRUGËS PËR NË CÔTE-D’AZUR

 

 

Nga Aurenc Bebja*, Francë.

 

“Le Matin” ka botuar, të martën e 27 janarit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me largimin e Ismail Qemalit nga Shqipëria pas dorëheqjes nga qeveria e përkohshme, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

 Ismail Qemal Beu rrugës për në Côte-d’Azur

 Romë, 26 janar.

 Nga korrespondenti i veçantë i “Matin” (me telefon):

 Ish-kryetari i qeverisë së përkohshme të Vlorës, Ismail Qemal Beu, mbërriti këtë mëngjes, në orën 4, në Brindizi, me avulloren Cita-di-Bari, i shoqëruar nga djali i tij dhe disa shërbëtorë.

 Ai u nis sonte për në Milano, ku dhe deklaroi se dëshiron të shkojë në Nice, për të pushuar për pak kohë”.

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1914-ismail-qemal-beu-pas-doreheqjes-nga-qeveria-e-perkohshme-rruges-per-ne-cote-d-azur/

Please follow and like us: