Siguria zero! Kompania që u grabit nxjerr sërish para me thasë nga Rinasi!
Edhe pse vetëm pak ditë më parë “Nazeri 2000” u grabit ditën për diell nga persona të armatosur, kompania e sigurisë vazhdon të transportojë para me thasë.
Një tjetër video e siguruar nga Newsbomb.al, realizuar vetëm dy ditë më parë tregon se si thasët me para vijojnë të dalin nga Shqipëria nëpërmjet aeroportit të Rinasit ndërsa kushtet e sigurisë duket që nuk kanë asnjë përmirësim.
Pranë thasëve qëndrojnë dy punonjës veshur me jelekët identifikues, njëri kryen transportin dhe personi tjetër inventarin. Kompania “Nazeri 2000” u grabit në pistën e aeroportit nga persona të paidentifikuar ende, teksa stafi i sigurisë do transportonte në avion paratë e një banke të nivelit të dytë, Sipas policisë u grabitën rreth 1 milionë euro, por jo zyrtarisht flitet që shumë të jetë shumë herë më e madhe.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=G7hHJzOGz-w]
Please follow and like us: