Mbretëresha e pranoi dorëheqjen e Cameronit; May – kryeministre e re
Mbretëresha Elizabeta II sot e ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit, David Cameron, para emërimit të lideres së re të Partisë Konservatore, Theresa May, në postin e kryeministres së re.
Derisa largohej sot nga rezidenca e kryeministrit britanik, në Downing Street numër 10 në Londër, zoti Cameron tha se ishte “nderi më i madh” në jetën e tij që ka shërbyer si kryeministër gjatë 6 viteve të kaluara.
Dorëheqja e tij u bë pasi referendumit të 23 qershorit me ç’rast pësoi disfatë opsioni i Cameronit për mbetje të Britanisë në Bashkimin Evropian.
Zonja May, e cila është konfirmuar si lidere e re e Partisë Konservatore më 11 korrik, është kryeministre e ardhshme e Britanisë.
Ajo do të përpiqet ta qetësoj situatën dhe tregun financiar në Britani, që ishin jostabile prej votimit për largim nga BE-ja.