Albspirit

Media/News/Publishing

Partizani e nis me barazim aventurën Champions

Partizani e nis me barazim aventurën Champions

Partizani rikthehet pas 23 vjetësh me një barazim në eliminatoret e Champions League. Të kuqtë e kryeqytetit barazuan 1-1 në Elbasan Arena me Ferencvaroshin, një rezultat që ia bën atyre më të vështirë kualifikimin.

Fillimi i 45 minutave të para ishte më i mirë për nënkampionët e Shqipërisë, të cilët ishin dhe pranë avantazhit me Trashin, por portieri Dibusz u tregua i vëmendshëm. Skuadra hungareze e rriti ritmin e lojës pas minutës së 20, por përpjekjet e tyre nuk dhanë asnjë rezultat.

Fillimi i pjesës së dytës ishte perfekt për Partizanin, i cili gjeti avantazhin që në minutën e 47 me një gol që erdhi nga hiçi. Fili përfitoi nga një gabim trashanik i mbrojtjes mike dhe me një supergjuatje nga jashtë zone kaloi partizanin në avantazh.

Goli i 20 vjeçarit  i dha zemër në fillim të kuqve, por më pas i shtyu ata në gjysmëfushën e tyre duke i dhënë mundësinë Ferencvaroshit të rrezikonte.
Këtë herë përpjekjet e hungarezëve u shpërblyen në minutën e 71 me Boden. Skuadra e drejtuar nga Tomas Doll kishte dhe dy 3 raste të tjera shënimi, por pa mundur të shënojë, raporton TCH. Sfida e javës së ardhshme e cila do të luhet në Budapest, do të vendosë dhe të ardhmen e Partizanit në rrugëtimin e tij pas 23 vjetësh në Champions League.

Please follow and like us: