Albspirit

Media/News/Publishing

Sejdiu: Shqiptarët të mos zihen për rrush e patate

 


Sejdiu: Shqiptarët të mos zihen për rrush e patate

Në Shkodër gjatë mbajtjes së forumit të Këshillit Shqiptar të Federatës Universale të paqes për identitetin e shqiptarëve dhe integrimin e tyre, u kërkua që shqiptarët të lënë pas konfliktet dhe ndasitë. Ish-Presidentët Moisiu dhe Sejdiu kërkuan që shqiptarët të realizojnë ëndrrën e bashkimit, përmes integrimit në BE.

Shqiptarët duhet të rrëzojnë tezat e bashkimit kombëtar pasi një gjë e tillë në kontekstin e sotëm politik dhe historik nuk mund të ndodhë, por hyrja në Bashkimin Europian na e mundëson një bashkim të tillë.

Deklarata u bë nga ish-Presidenti i Republikes Alfred Moisiu, gjatë takimit të anëtarëve të Këshillit Shqiptar të Federatës Universale të Paqes, i zhvilluar në Shkodër.

Alfred Moisiu: Kjo nuk shkon se nuk e bëjmë dot dhe po të duam, as nuk na e pranon njeri këtë tezë. Por integrimi në BE do ta arrijë këtë punë.Por ama kemi disa gjëra në dorë, integrimi kombëtar, kulturor mund të bëhet.

Edhe ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kërkoi t’i jepet fund ndarjeve apo konflikteve, ndërsa permendi rastin e përplasjes Shqipëri-Kosovë për mallrat në dogana.

Fatmir Sejdiu: Është banale në pjesën e ekonomisë kur për patate apo për rrush rroken Shqipëria dhe Kosova.Ju i dini ato fenomenet si kanë ndodhur, jo është paguar akciza, jo nuk është paguar dogana, ju duhet të mbroni prodhimin e vendit. Dhe të gjithë sëbashku jemi të përgatitur shpirtërisht dhe në vizion se nuk duhet të kemi pengesa.

Për ish-politikanin Gaqo Apostoli, anëtar i kësaj Federate, korrupsioni po e dëmton rëndë të ardhmen e vendit, çka ka detyruar trojkën e Ambasadorëve të marrë rolin e negociatorit.

Gaqo Apostoli:Për të bërë një reformë në drejtësi ndërhyn vetë Ambasadori amerikan nën jë formë edhe të pazakontë, por të domosdoshme.

“Një nga pikat që ne kemi çfarë ti tregojmë Europës si vlerë është harmonia fetare, por edhe atë duhet ta ruajmë nga ndikimet e jashtme që të mos shkatërrohet” thanë referuesit, të cilët analizuan situatën e shqiptarëve në të gjitha trojet ku ndodhen.

Federata e Paqes Universale hartoi edhe një rezolutë që do t’i paraqitet dy qeverive, asaj shqiptare dhe të Kosovës për problematikat aktuale të shqiptarëve.

Please follow and like us: