Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA: Dy rusët e lidhur me IS-in cilësohen si “terroristë”


Departamenti amerikan i shtetit sot i ka cilësuar dy rusë të ndërlidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS), si “terroristë specialë globalë”, përfshirë një militant çeçen i lidhur me sulmet vdekjeprurëse në Moskë.

Departameti amerikan i shtetit tha se personi, Aslan Avgazarovic Byutukaev, i njohur edhe si Amir Khamzat, është lider i IS-it në Çeçeni dhe përgjegjës për sulmet vetëvrasëse në Rusi, ku përfshihet edhe sulmi në aeroportin Domodedovo në Moskë, në janar të vitit 2011, me ç’rast u vranë 35 vetë.

Uashingtoni e ka cilësuar si “terroritst të angazhuar aktivisht” personin tjetër, Ayrat Nasimovich Vakhitov.

Autoritetet amerikane thanë se Vakhitov, që e përdorë edhe emrin, Salman Bulgarsky, ka luftuar për IS-in në Siri dhe e përdorë Internetin për rekrutimin e luftëtarëve për grupin militant.

Please follow and like us: