Albspirit

Media/News/Publishing

Shoferi i arrestuar me mallra kontrabandë nxjerr zbuluar doganierin e Bllatës që e ndihmoi

Në Dibër, një shofer që transportonte mallra kontrabandë u arrestua, por arrestimi nxori në dritë bashkëpunëtorin e tij që e ndihmoi, një doganier në Doganën e Bllatës.

Policia e Dibrës arrestoi Astrit Stafën, 52 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, pasi dyshohet se ka tentuar të kalojë me mjetin e tij “Volkswagen” me targë AA 345 FH, një sasi konfeksionesh pa iu nënshtruar procedurave doganore, duke mos iu bindur urdhërit të punonjësit të policisë kufitare.

Por, bashkë me të u procedua penalisht në gjendje të lirë A.L, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier, pranë Doganës Bllatë, pasi më datë 12.07.2016, në Bllatë, dyshohet se me mosveprimet e tij nuk ka kryer procedurat doganore.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë “ dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 174 dhe 242 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Astrit Stafa dhe për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “ parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal në ngarkim te shtetasit A.L.

Please follow and like us: