Albspirit

Media/News/Publishing

Shpërthen e revoltuar Aurela Gaçe! Ja apeli që ajo bën 

 

Fotografia e Alb-Spirit.com

Këngëtarja Aurela Gaçe, mjaft aktive në nismat vullnetare dhe ndihmat për njerëzit në nevojë, ka kërkuar që të ndërhyhet për situatën ku ndodhen sot fëmijët të sëmurë me kancer, të cilët nuk mund të marrin ilaçet në spital.

Gaçe i ka ardhur në ndihmë një fëmije tre vjeç, por ashtu siç shprehet ajo, ndihmat nga qytetarët nuk mund të jenë zgjidhje përfundimtare për këtë problem. Sipas këngëtares, ata që e kanë në dorë këtë punë duhet të ndërhynë për të ndryshuar këtë realitet, shkruan newsbomb.al

Reagimi i Aurela Gaçes:

Më dhembi zemra nga çfarë pashë sot në një kronikë. Nuk di se çfarë mund të bëhet për këta fëmijë, për këto njerëz që s’kanë mundësi të blejnë kurat e kushtueshme por prindi nuk mund të shohë femijën të vuajë. O Zot. Nuk di. Një kurë që kushton aq shumë dhe të mendosh që sëmundja do shumë të tilla që të mund të luftohet. Fola me nënën e fëmijës 3 vjeç që ishte në nevojë të madhe dhe kishte dy javë që s’po kurohej pasi në farmaci i jepej vetëm një mënyrë: blije të gjithë ilaçin (paçka se fëmijës i duhej një pjesë). Ja një moment ndihmojmë ne, po më vonë? Po me fëmijët e tjerë, me prindër që kanë shkrirë çdo gjë, ose me ata që s’kanë asgjë? Si ndihmohen keëta fëmijë? Është e dhimbshme deri në palcë. E dhimbshme dhe kur bëhesh prind, nuk sheh dot lotët e një prindi që sheh fëmijën t’i shuhet përpara syve. Ju lutem kush e ka në dorë ta ndryshojë këtë realitet, t’a bëjë pasi nuk di si shtyhet buka poshtë tek sheh fëmijën tek përpëlitet.

 

 

Please follow and like us: