Aksidentohet makina e blinduar që transportonte para dhe sende të çmuara

Një aksident ka ndodhur sot në mesditë në rrugën Librazh-Përrenjas.
Sipas policisë në aksident është përfshirë një automjet i blinduar që transportonte para dhe sende të çmuara. Makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Për momentin nuk ka shumë të dhëna rreth ngjarjes, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndonjë grabitje si shumë prej atyre që kanë ndodhur kohët e fundit në vend.
Please follow and like us: