I dashuri dhe e dashura perfekte sipas shenjave të horoskopit
Shumë thonë që fati është i shkruar në yje. Për ata që besojnë në shenjat e zodiakut, këto të fundit mund t’u japin të dhënat e duhura se si duhet të jetë i dashuri, apo partneri juaj ideal, sipas shenjës së Horoskopit.
Dashi: Femrat që i përkasin shenjës së Dashit, njihen për pavarësinë e tyre, gjithashtu ajo janë me logjikë, të qëndrueshme dhe të afta të përballen me jetën.
Meshkujt idealë: Ata që i përkasin shenjës së Gaforres, që tërhiqen nga karakteri i Dashi dhe janë të mbushur me energji dhe të aftë të nxisin më të mirën tek ajo. Ata të Peshqve pasi janë të ndjeshëm ndaj emocioneve të gruas Dash dhe besnik.
Demi: Gratë e shenjës së Demi, pëlqejnë që të jetojnë jetën në maksimum. Jo fort të dhëna pas luksit, ato janë besnike ndaj të dashurit pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në jetë.
Meshkujt idealë: Ata të Dashit mund të jenë shpirtrat binjakë, kur flitet për një lidhje të bazuar në nivel pasional. Ata të Gaforres nga ana tjetër, ju mbushin shpirtërisht.
Binjakët: Femrat e Binjakëve janë romantike, me një zemër të pastër dhe kanë shumë besim tek të tjerët.
Meshkujt idealë: Ata të Gaforres që janë në kërkim të dashurisë së vërtetë, ashtu si dhe ju. E kuptojnë njërin tjetrin shumë mirë, veçanërisht në aspektin romantik. Meshkujt e shenjës së Peshores, që mund t’ju plotësojnë shpirtërisht, fizikish dhe mendërisht.
Gaforrja: Gruaja Gaforre është ambicioze dhe tërhiqet nga njerëz që ndajnë këtë prespektivë në jetë. Por kanë dhe një anë të brishtë, që e tregojnë kur ndihet të sigurta.
Meshkujt idealë: Ata në shenjën e Peshores, plot vetëbesim por dhe të përmbajtur, që ruajnë balancat mes jetës profesionale dhe asaj personale. Burrat në shenjën e Demit, të aftë për t’ju ndryshuar humorin dhe t’ju argëtojnë me alegrinë e tyre.
Luani: Vajzat në shenjën e Luanit kanë një ego të madhe dhe e dinë. Ata duan të adhurohen dhe kur gjejnë dashurinë janë shumë besnike.
Meshkujt idealë: Binjakët, sepse djemtë në këtë shenjë janë vërtet “gentilmen” që mund të thyejnë zemra. Ata janë të aftë të admirojnë gjithë personalitetin e Luanit. Djemtë Akrep, sepse ashtu si vajzat Luan janë pasionantë. Të dyja shenja karakterizohen nga ndjenja e besnikërisë.
Vigjëresha: Vajzat e kësaj shenje janë të qeta dhe mendueshme, që shpesh përpiqen që fshehin brishtësinë e tyre.
Meshkujt idealë: Ata të shenjës së Peshores, sepse nuk lëvizin nga idetë e tyre dhe do t’i shkojnë deri në fund qëllimit për fitimin zemrës së vajzës Virgjëreshë. Djemtë në shenjën e Bricjapit, sepse janë të aftë që t’ju nxjerrin nga guacka.
Peshorja: Gruaja Peshore e di shumë mirë çfarë do, e nuk ndalet deri sa ta arrijë atë. Ajo është shumë e arsyeshme dhe e balancuar. Ka pikë të fortë komunikimin.
Meshkujt idealë: Ata të Bricjapit, sepse ai është një shpirt i lirë që ajo që mund ta sjell me këmbë në tokë. Të dy mund të jenë bashkë kur mendjen e tyre bashkohen harmonikisht. Meshkujt Luan dhe vajzat Peshore bashkohen tek besnikëria, ajo përkëdhel egon e tij dhe ai i plotëson atë më së miri.
Akrepi: Gruaja Akrep është sfiduese, është emotive, xheloze dhe pasionante. Ajo kërkon gjithçka fizikisht dhe shpirtërisht.
Meshkujt idealë: Djemtë në shenjën e Bricjapit, të cilët me aftësitë dhe me durimin e tyre mund t’ia dalin që të zbusin pak vajzën Akrep. Meshkujt Luan gjithashtu janë në listë, duke qenë se ju ushqejnë me pasion. Ata kanë aftësinë që t’ju tërheqin në besnikërinë e tyre, por duke ruajtur gjithmonë pavarësinë e tij.
Shigjetari: Vajza Shigjetar nuk njeh frikë dhe është mbretëresha e aventurës dhe lirisë.
Meshkujt idealë: Ata të lindur në shenjë e Dashit, që kanë të njëjtin shpirt aventurier si Shigjetari dhe përshtatet më së miri, por edhe djemtë e Ujorit, i cili mund ta ndihmojë atë që të rritet dhe të piqet.
Bricjapi: Vajzat në këtë shenjë karakterizohen nga një arsyetim i mirë, por dhe nga një dëshirë e madhe për të jetuar. Tek to spikat një sensi i humorit.
Meshkujt idealë: Djemtë në shenjën e Peshqve me natyrën e tyre të ndjeshëm shkojnë shumë me vajzat Bricjap, ata i japin atyre sigurinë që i duhet. Djemtë në shenjën e Virgjëreshës janë shpirtrat binjakë të vajzave Bricjap, bashkimi i tyre është i thellë dhe i pashmangshëm.
Ujori: Gratë e shenjës së Ujori, karakterizohen si natyra gjithmonë në lëvizje, në përmirësim dhe në kërkim të eksperiencave të reja.
Meshkuj idealë: Ata në shenjën e Peshores, sepse vlerësojnë kreativitetin dhe lirshmërinë dhe ata të shenjës së Binjakëve, sepse së bashku kanë aftësinë që të tërheqin vëmendjen, ndërsa seksi mes tyre është fantastik.
Peshqit: Vajzat që i përkasin kësaj shenja janë të vështira për t’u kuptuar. Ato janë të ndjeshme dhe emotive, por dhe shumë kreative dhe të turpshme.
Meshkujt Idealë: Djemtë në shenjën e Gaforres, pasi janë të dhimbsur dhe kanë një karakter shumë protektiv. Ndërsa meshkujt e Bricjapit kanë aftësinë që t’a nxjerrin nga ëndrra dhe ta afrojnë atë me botën e vërtetë.