Kuvendi mban 1 minutë heshjte për nënën që u aksidentua në mbrojtje të fëmijëve

Gjatë seancës së sotme parlamentare deputetët kanë mbëjtur një minutë heshtje për nder të nënës së dy fëmijëve, e cila mbeti viktimë në një aksident ditën e djeshme në Tiranë. Kërkesën për një minutë heshtje e bëri ish-kryeministri Berisha.
Ai e cilësoi Dhurata Priftin si një “nënë heroinë”. Aksidenti ndodhi një ditë më parë në rrugën “Asim Vokshi”.
Mjeti i drejtuar nga 20-vjeçari Andrea Memollari përplasi për vdekje nënën 45-vjeçare, e cila tentoi të shpëtonte fëmijët nga aksidentimi.
Disa orë më vonë policia arrestoi drejtuesin e mjetit.
Please follow and like us: