Mbyllet gazeta “Shqip”. Nesër del në treg numri i fundit
Gazeta “Shqip” nesër do të nxjerrë në treg numrin e fundit për lexuesit, duke mbyllur kështu përfundimisht aktivitetin e saj. Drejtuesit kanë vendosur disa muaj më parë për mbylljen e gazetës, por ky vendim u shty edhe për pak kohë gjatë sezonit të verës. Tashmë është zyrtare, nesër do të jetë numri i fundit i “Shqip-it”. Ky vendim është marrë për shkak të uljes së shitjeve dhe kostos së lartë të shpenzimeve. Gazeta do të funksionojë vetëm përmes faqes së saj online. Gazeta “Shqip” është pjesë e grupit mediatik ‘Top Media’.
Please follow and like us: