Mbyllet një tjetër ëndërr e Tanit të Topit
Kompania mediatike Top Media vazhdon në zbythje të panderprere. Pasi Top Channel ka humbur këtë sezon një pjesë të madhe të garës së audiencës kundër TV Klanit, pasi ka larguar nga ekrani disa ikona dhe disa drejtorë të rëndësishëm, pasi është ngërthyer në një sher gjyqësor mes pronarëve, ish perandoria e të ndjerit Dritan Hoxha po këput edhe një tjetër gjymtyrë jo rentabël të saj. Endrra per gazeten “Shqip”, e cila u hap vetëm me vullnetin e Tanit për ti bërë jehonë në shtypin e shkruar risive të tij televizive, nuk do te vazhdoje me. Ajo nesër do të nxjerrë në treg numrin e fundit dhe mbyll kështu përfundimisht aktivitetin e saj.
Ky vendim thuhet se është marrë disa muaj më parë për shkak të uljes së shitjeve dhe kostos së lartë të shpenzimeve.
Këtej e tutje gazeta do të funksionojë vetëm përmes faqes së saj online e cila ka një numër jo të vogël shikuesish. Por ashtu si shumë media të tjera në botë kompania do të ndahet nga produkti i saj në letër.