Albspirit

Media/News/Publishing

Superpaga e berberit të Hollande

Lajmi se berberi i presidentit francez, Francois Hollande, paguhet gati 10,000 euro në muaj ka shkaktuar një furtunë mediatike në vend e ka zemëruar jo pak njerëz.

Gazeta satirike “Le Canard Enchaine” ishte epiqendra e tërmetit të opinionit publik me raportet e saj të konfirmuara më pas nga qeveria, se njeriu që kujdeset për flokët e shefit të Elizesë, merr çdo muaj 9,985 euro.

Zëdhënësi i Ekzekutivit, Stephane Le Foll këmbënguli megjithatë të tregonte se buxheti operativ i Pallatit Presidencial u shkurtua me 15 deri në 20%, pasi Hollande mori çelësat e Presidencës nga Nicolas Sarkozy në 2012-n.

Berberi, sipas justifikmeve të tij, është detyruar të lërë sallonin e vet dhe t’i përgjigjet kreut të shtetit në çdo moment që të ketë nevojë. Por, në rrugët e Parisit njerëzit mendojnë se kjo nuk është gjë tjetër veçse shpërdorim i parave publike.

“Kjo është një çmenduri, 9.800 euro për të prerë flokët, është e tmerrshme dhe e turpshme. E aq më tepër, për atë lloj prerjeje”.

“Berberi i tij është njeri me shumë fat, sikur të fitoja dhe unë aq. Mendoj se taksat tona po keqpërdoren, dhe kjo është fyese për ne”.

Ne rrjetin social “Twitter” kanë vërshuar fotomontazhet e presidentit me modele flokësh nga më të ndryshmet, përfshirë ato “punk”, ndërsa disa të tjera e tregojnë si mbretereshën e Britanisë Elisabeta e Dyte, si ish*ylli i futbollit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, apo edhe si vetë ish partnerja e presidentin Valerie Trierweiler.

Please follow and like us: