Albspirit

Media/News/Publishing

U akuza nga biznesmeni se i kërkoi 5.3 mln lekë, Vladimir Kosta bën kallëzim penal në Prokurori

Pas kauzave të biznesmenit nga Përmeti mbi deputetin Vladimir Kosta ne lidhje me favorizimin në marrjen e një tenderi, ky i fundit i është drejtuar organit të akuzës.  Vladimir Kosta ka bërë kallëzim penal në Prokurori ndaj biznesmenit Kostandin Gjata.

Kosta në letër i kujtonte Ramës se si një herë ai ka paguar 110 mijë euro një drejtuesi medieje për hatër të kryeministrit. Ai gjithashtu i kujtonte edhe përplasjet që ka patur me të për kandidimin e Gilberto Jaçes për Bashkinë e Përmetit. Ndërkohë që biznesmeni thotë se Kosta i pati kërkuar atij shumën në fjalë, pasi firma e këtij të fundit, “Rosi” sh.p.k. fitoi tenderin për rehabilitimin e urës së fshatit Vllahopsilloter në zonën e Çarçovës në rrethin e Përmetit. Sipas Gjatës, përpara se firma e tij e ndërtimit të fitonte tenderin, deputeti Kosta pati investuar një shumë gati 500 mijë lekë të rinj për hapjen e një grope, betonin dhe pagesën e disa punëtorëve për këtë vepër, që ishte e shumëkërkuar nga komuniteti i atjeshëm.

Ne foto Kostandin Gjata

kostantin-gjata

Please follow and like us: