Zbulohet oferta e fundit e Ramës për PD mbi reformën në drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një propozim që sipas tij i ka bërë Partisë Demokratike për reformën në drejtësi. Kreu i qeverisë është treguar “i hapur” duke i ofruar PD-së të shkruajë ajo draftin dhe pasi të marrë miratimin e BE dhe SHBA, PS do ta votojë pa asnjë ndryshim. “Nje propozim i ri per PD: Shkruajeni vete si te doni reformen, merrni miratimin e SHBA/BE dhe ne do ta miratojme pa levizur asnje presje!”- shkroi Rama në Facebook. Por a është Rama kaq i sinqertë edhe në negociatat që po mbahen?
Please follow and like us: