Bisedimet SHBA-Rusi, të rëndësishme për vendosjen e paqes në Siri
Staffan De Mistura theksoi nevojën për përgatitje në ciklin e tretë të bisedimeve për Sirinë në Gjenevë.
Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) në Siri, Staffan de Mistura, tha se takimi SHBA-Rusi në Moskë ka rëndësi të shkallës së lartë për përfundimin e sulmeve ajrore dhe gjetjen e një formule për kalimin në procesin e paqes.
De Mistura, pas mbledhjes së grupit punues të OKB-së për qasje humanitare, organizoi konferencë të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Refugjatëve në Norvegji, Jan Egeland, që njëherësh është edhe udhëheqësi i takimeve në Gjenevë të Grupit Ndërkombëtar për Mbështetje të Sirisë.
Ai theksoi nevojën për përgatitje në ciklin e tretë të bisedimeve për Sirinë në Gjenevë, që do ta kenë cilësinë e udhërrëfyesit për tranzicionin politik, dhe nevojën që ky cikël të jetë “bindës”. De Mistura bëri të ditur se takimet diplomatike mes Rusisë dhe SHBA-ve janë në vazhdim e sipër.
Sipas tij, takimi SHBA-Rusi në Moskë ka rëndësi të shkallës së lartë për përfundimin e sulmeve ajrore dhe gjetjen e një formule për kalimin në procesin e paqes.
Lidhur me deklaratën e diplomatit rus Sergey Lavrov drejtuar atij se “ka shkelur detyrën”, De Mistura u shpreh se e kupton mosdurimin e Ministrit të Jashtëm rus.