Futbollistët dhe klubet e mëdha solidarizohen me viktimat e Nices
Futbollistë të njohur dhe klubet e mëdha europiane janë solidarizuar me qytetarët dhe të prekurit nga sulmet terroriste në Nice. “Real Madridi është thellësisht i trishtuar nga sulmet e bëra në qytetin e Nice dhe dëshiron të shpreh mbështetjen për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë popullin francezë”, shkruhet në sajtin zyrtar të Los Blancos.
Robert Lewandowski dhe Gareth Bale janë solidarizuar me viktimat e këtij sulmi terrorist i cili mori shumë jetë njerëzish. “Kjo ka për të ndaluar!!! Mendimet e mia janë gjithmonë të bukura #prayfornice”, shkruan Gareth Bale në ‘Facebook’. “Zemra jonë është me njerëzit e mirë në të gjithë Francën. Japim të gjithë mbështetjen tonë për familjet e prekura”, thuhet në reagimin e Atletico Madridit. Të paktën 84 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur nga një sulm terroristë në Francë me rastin e festimeve të Ditës Bastille.
VIDEO, lojtarët e Valencias mbajnë 1 minutë heshtje.
https://www.facebook.com/video/embed?video_id=1262458273898349