Albspirit

Media/News/Publishing

Gingrich: T’i testojmë të gjithë myslimanët në SHBA


Newt Gingrich

Ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Newt Gingrich, ka propozuar testimin e të gjithë myslimanëve në SHBA, për të parë nëse besojnë në Ligjin e Sheriarit. Nëse besojnë, ata duhet të dëbohen, ka thënë Gingrich. Sheriati është një kod ligjor, që bazohet në Kuran dhe shkrime të tjera islamike. Komentet e Gingrichit vijnë pas sulmit terrorist në Nicë të Francë, ku kanë mbetur të vrarë së paku 84 veta.“Qytetërimi perëndimor është në luftë. Ne duhet të testojmë çdo person me prejardhje myslimane dhe nëse ata besojnë në Sheriat, duhet të dëbohen”, ka thënë Gingrich për Fox News. “Sheriati është i papajtueshëm me qytetërimin perëndimor. Për myslimanët modernë, që kanë hequr dorë nga ai, jam i lumtur që i kemi qytetarë”, ka shtuar Gingrich.Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame ka dënuar sulmin në Nicë.

Please follow and like us: