Albspirit

Media/News/Publishing

Masakër në Francë/ 84 të vdekur e dhjetëra të plagosur në Nice

Një kamion i përmasave të mëdha me ngjyrë të bardhë ka hyrë më shpejtësi në mes të një turmë të madhe njerëzish të mbledhur në qendër të Nice për të parë fishekzjarrët e hedhur me rastin e Festës Kombëtare të Francës. Prokuroria franceze sipas të dhënave më të fundit ka raportuar mbi 84 të vdekur e dhjetëra të plagosur.

Një zëdhënës i policisë franceze tha se njeriu që ishte në drejtim të kamionit është neutralizuar nga policia. U fol se ai kishte marrë edhe pengje me vete, por kjo nuk është konfirmuar. Disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se dëgjuan të shtëna mitralozi nga kamioni përpara se ai të përplasej me turmën.

Ngjarja pasoi nga momente të tëra paniku ku turma vërshoi nëpër rrugë dhe nuk ndalej. Njerëz të terrorizuar kanë marrë telefonat për të raportuar se një tjetër “akt terrorist” po ndodhte. Megjithatë policia nuk e ka konsideruar ende rastin si një “akt terrorist”, por mbetet “një sulm i organizuar”.

Ajo që mediat e huaja po raportojnë nga vendi i ngjarjes janë trupa njerëzish që ende ndodhen të shtrirë në rrugët e qytetit.

Presidenti François Hollande, ka lënë Avignone, rezidencën e tij për të shkuar me urgjencë në Paris pas lajmeve të Nicës. Ai ka mbledhur menjëherë qendrën e krizave në ministrinë e brendshme. ai ka thirrur edhe kryeministrin Valls dhe ministrin e brendshëm Cazeneuve.

Please follow and like us: