Albspirit

Media/News/Publishing

Reichel: Reforma në drejtësi, projekt i madh për reformimin e një drejtësie të korruptuar

Drejtori për Evropen Juglindore, Turqine dhe shtetet e EFTA-s ne Ministrine e Jashtme Federale, Ernst Reichel

Drejtori për Evropen Juglindore, Turqine dhe shtetet e EFTA-s ne Ministrine e Jashtme Federale të Gjermanisë, Ernst Reichel, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp, në Ambasadën Gjermane se, reforma në drejtësi, është projekti i madh për reformimin e një drejtësie të korruptuar dhe është e një rëndësie të veçantë për përafrimin e Shqipërisë në BE.

“Në Washington, Bruksel dhe gjithashtu në Berlin po i ndjekim me një vëmendje të madhe zhvillimet në këtë çështje. Rëndësia e projektit të reformës vështirë se mund të mbivlerësohet. Ajo paraqet një vendim për trendin ekzistues nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë rrugën në drejtimin e një shteti tërësisht funksional të së drejtës, në të cilin jo vetëm të pasurit dhe të pushtetshmit, por çdonjëri nga qytetarët të merrte të drejtën e tij. Rrugën, e cila do të krijonte mundësinë për kushte të sigurta investimi dhe bashkë me këtë edhe premisat për një hov ekonomik. Kjo është edhe arsyeja pse reforma në drejtësi luan për BE-në dhe USA-në një rol kyç”, tha Reichel.

”Unë besoj se qytetarët e Shqipërisë e kuptojnë shumë mire se sa e rëndësishme është reforma në drejtësi. Pas një pyetsori 91% të qytetarëve janë shprehur pro reformës. Më duhet të pranoj se në të gjithë komunitetin ndërkombëtar pas muajsh teatri politik po mbizotëron një frustracion i madh. Sa here që opozita bën një kërkesë dhe kjo nuk plotësohet ajo gjen një kërkesë tjetër që të mund ta refuzojë më tej reformën.  Në sfondin e këtyre përvojave na lind seriozisht pyetja nëse opozita mos po përdor çdo pretekst për refuzim, sepse ajo nuk e do reformën në drejtësi për arsye të ndryshme”, u shpreh Reichel.

Sipas tij, “për komunitetin ndërkombëtar vlen: Ne e duam reformën për interesin e këtij vendi, por duam edhe një reformë që e meriton këtë emër dhe nuk i lë gjërat të qëndrojnë në vend”.

“Tani gjendemi në një fazë vendimtare. Të gjitha partitë politike, edhe opozita, duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe të pozicionohen. Çdo njëri nga deputetët duhet të vlerësojë përgjegjësinë e tij politike. Nëse reforma dështon, kjo do të sillte pasoja të rënda për vendin por edhe për progresin e tij në rrugën e tij në drejtim të BE-së”, theksoi Reichel.

 

Please follow and like us: