Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA kundër kompanisë “Microsoft”

 

SHBA kundër kompanisë “Microsoft”

Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që qeveria amerikane nuk mund të detyrojë “Microsoft”-in që t’i japë autoriteteve akses në severat e kompanisë në vende të tjera.

BBC shkruan se ky është një vendim që po konsiderohet si një precedent për të mbrojtur privatësinë e shërbimeve që ofrojnë ruajtje të dhënash online.

Ndërkohë kjo çështje ka nisur në momentin që Departamenti Amerikan i Drejtësisë kërkoi akses në serverin e “Microsoft”-it në Irlandë si pjesë e një hetimi për trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë në Manhatan i dha të drejtë autoritete në vitin 2014, por Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim. Kompania “Microsoft” e përshëndeti vendimin duke thënë se ai bën të qartë limitet e qeverisë. Sipas “Microsoft”, ky është edhe një mesazh për njerëzit që t’i besojnë teknologjisë.

Please follow and like us: