Dështon grushti i shtetit në Turqi. Arrestohen puçistët (historina në foto)

Më shumë se 750 ushtarë janë arrestuar pas grusht shtetit të dështuar në Turqi, ku si pasojë janë vrarë të paktën 80 persona.
Presidenti turk Erdogan paralajmëroi se anëtarët e ushtrisë prapa komplotit për të larguar atë do të paguajnë një çmim të rëndë për tradhtinë e tyre, si dhe fajësoi rivalin e tij Fethullah Gylenit për orkestrimin e kryengritjes.
Deri më tani, 29 kolonelë dhe pesë gjeneralë janë larguar nga detyra.
Kolonel Muharrem Kose thuhet se ka udhëhequr forcat ushtarake turke në kryengritje, i cili u vra gjatë përleshjeve me mbështetësit e Erdoganit.
Kjo tentativë ilegale për të marrë pushtetin u krye nga një grup brenda ushtrisë. Lajmi u zyrtarizua nga kryeministri Binali Yildirim rreth orës 22 me orën shqiptare. Kryeministri turk konfirmoi se vendi është duke u përballur me një grusht shteti. Në Ankara janë dëgjoheshin të shtëna armësh ndërsa në ajër fluturonin helikoptere. Në Stamboll u mbylle të dyja urat e Bosforit nga ushtria.
“Do të bëjmë çfarë të jetë e mundur që të fitojë demokracia. Grushti i shtetit nuk do t’ia dalë dhe përgjegjësit do të ndëshkohen” – tha Yildirim. “Përgjegjësit e grushtit të shtetit do ta paguajnë me çmimin më të lartë “- shtoi ai.
Mediat turke kanë shpërndarë edhe një fjali të Erdogan sipas të cilit përgjegjësit do ta paguajnë rëndë.
Agjencia prestigjioze e lajmeve AFP njoftoi mbreme ne mesnate shkurt se ushtria turke ka konfirmuar se ka marrë pushtetin e plotë në Turqi. Këtë lëvizje kryeministri turk e konsideroi një lëvizje të paligjshme.
“Pushteti në të gjithë vendin është marrë nën kontroll”- tha një ushtarak në NTV por pa dhënë më shumë detaje. Për momentin faqja e internetit e ushtrisë nuk punon. As televizioni shteteror, lajmeronin mediat.
Por ky kaos nuk zgjati shume
Ushtria ka kryer operacion ndaj Komandës Kryesore së 4-të të Bazës Avione ku ka shpëtuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjeneralin e Përgjithshëm Hulusi Akar. Akar është duke u dërguar në zonë të sigurt.
Njoftohet se në kuadër të hetimeve të nisura në lidhje me përpjekjen për grusht shteti të anëtarëve të organizatës terroriste seperatiste FETÖ/PDY, në tërë Turqinë janë arrestuar 754 anëtarë të Forcave të Armatosura turke.
Helikopteri ushtarak që u përdor nga puçistët e organizatës terroriste separatiste FETO/PDY dhe i cili bombardoi TURKSAT-in, u rrëzua në Golbasi.
Kryeministri Yildirim: “I falënderoj liderët e opozitës. I dolën zot demokracisë. Duke treguar qëndrim të vendosur, u pozicionuan në anën e qeverisë. Së dyti, qytetarët tanë nuk ua lëshuan rrugët puçistëve, i falënderoj shumë. Megjithatë, qytetarët tanë kurrë të mos ndahen, të nisen nga shtëpitë drejt shesheve e të mos i lëmë ato të zbrazëta.”















