Furtunë në Prokurori, emrat e rinj që sjell Llalla
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla pak ditë më parë ka nxjerë disa vendime duke urdhëruar një sërë lëvizje në sistemin e Prokurorisë.
Lëvizjet janë kryer në shumë prokurori, kryesisht lëvizje drejtuesish por dhe prokurorë të thjeshtë. “Shqiptarja.com” mëson se interes për të lëvizur kanë shfaqur dhe dy prokurorët Petrit Fusha drejtues i Tiranës dhe Ramadan Troci drejtues i prokurorisë së Vlorës, për të qënë pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.
Por nuk dihet nëse janë dekretuar ose jo nga presidenti Nishani. Ndërkohë zëra pranë prokurorisë thonë se pikërisht këta dy prokurorë dhe prokurorët e tjerë Anton Martini dhe Vladimir Mara që garonin për tek Krimet e Renda nuk janë dërguar nga Llalla tek presidenti për tu dekretuar.
Gjithsesi këto janë zëra të pakonfirmuara. Vendimin për t’u bërë drejtues prokurorie e kanë marë Elvin Gogaj, Simon Pashuku, Shkëlzen Cena, Artur Ismailukaj. Ndërkohë që shumë lëvizje janë kryer dhe për prokurorët e thjeshtë.
Emrat që lëvizin
-Elvin Gogaj emërohet drejtues në Prokurorinë e Apelit Shkodër -Simon Pashuku nga Shkodra Drejtues në Prokurorinë e Lezhë -Artur Ismailukaj emërohet Drejtues në Tropojë -Zeqir Hoxha nga drejtues në Lezhë emërohet prokuror i thjeshtë në Tiranë. -Besa Nikhasani nga drejtuese në Apelin Shkodër prokurore e thjeshtë në Burrel -Shkelzen Cena emërohet drejtues në Prokurorinë e Peshkopisë -Urim Buci nga drejtues në Peshkopi, behet prokuror i thjeshtë në Peshkopi -Deniona Katro nga drejtuese Task-Force në Tiranë emërohet drejtuese në Task-Forcë në Durrës -Ndini Tavani emërohet drejtues në Task-Forcën Tiranë. -Vladimir Mara nga prokuror i thjeshtë në Durrës, emërohet prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. -Petrit Fusha është votuar nga anëtarët e Këshillit për të lëvizur në Prokurorinë e Përgjithshme por nuk dihet nëse është dekretuar kjo lëvizje nga Presidenti Nishani -Ramadan Troci është votuar nga anëtarët e Këshillit për të lëvizur në Prokurorinë e Përgjithshme por nuk dihet nëse është dekretuar kjo lëvizje nga presidenti Nishani. -Mirela Mërtiri nga prokurore në Fier, emërohet zv/prokurore në Tiranë. /Shqiptarja.com/