Fytyrat më të bukura në botë, sipas shkencës
Dr. Julian De Silva, një kirurg plastik në Londër, ka bërë një hulumtim për të gjetur atë çfarë e bën një fytyrë të bukur.
Ai ka hartuar fytyrat në mënyrë digjitale dhe ka përdorur proporcionin e lashtë grek të bukurisë të quajtur ‘Phi’, për të përcaktuar atë çfarë e bën një fytyrë të bukur.
12 faktorë kyç e bëjnë një fytyrë të përsosur, duke përfshirë buzët, hunda, sytë, vetullat, mjekra, balli dhe forma e fytyrës, transmeton Gazeta Express.

Amber Heard për shembull, ka një përputhje prej 91% të proporcionit të bukurisë, dhe ajo konsiderohet të ketë fytyrën më të bukur në botë.

As Kim Kardashian nuk është shumë mbrapa, me 90% të përputhshmërisë, ndjekur nga Kate Moss.

Sipas hulumtimi të Da Silvas, dhjetë fytyrat më të bukura në botë janë:
1. Amber Heard
2. Kim Kardashian
3. Kate Moss
4. Emily Ratajkowski
5. Kendall Jenner
6. Helen Mirren
7. Scarlett Johansson
8. Selena Gomez
9. Marilyn Monroe
10. Jennifer Lawrence.