Albspirit

Media/News/Publishing

Gjenerali Clark gjen gabimin e madh që dështoi grushtin e shtetit

Ish-gjenerali amerikan Wesley Clark, i ftuar në televizionin ndërkombëtar të CNN-it, ka treguar se ku kanë dështuar organizatorët e grusht shtetit. Clark ka thënë se një nga gabimet e tyre ishte mos arrestimi fillestar i presidentit turk, Reccep Tayip Erdogan. “Liderët e puçit bënë shumë gabime – mos arrestimi i Erdogan dhe bllokimi i tërësishëm i internetit ishin disa nga gabimet”, tha ai për CNN. Generali Clark tha se tanimë puçistët do ta kenë shumë të vështirë, “pasi shumë njerëz kanë dëgjuar thirrjen e Erdogan për të protestuar në rrugë”. Ai këto analiza i bëri në cilësinë e ekspertit të sigurisë dhe si ish-gjeneral i NATO-s.

Please follow and like us: