Albspirit

Media/News/Publishing

Gjenerali i arrestuar nga autoritetet turke është me origjinë nga Kosova

Gjenerali i arrestuar nga autoritetet turke është me origjinë nga Kosova

Mediet turke raportojnë se autoritetet kanë arrestuar edhe një tjetër eksponent pjesëmarrës në grushtin e shtetit, i cili është me origjinë nga Kosova. Në një biografi për Adem Huduti, në Wikipedia shkruan se ai ka lindur në Kosovë në vitin 1952 dhe është komandant i Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë.

Kurse, BBC shkruan se ai është figura më e lartë ushtarake e arrestuar deri më tani, së bashku me Akin Ozturk, me të njëjtën gradë, por në pension.

Gjeneral Adem Huduti, ka lindur në Kosovë në vitin 1952. Më pas emigroi në Turqi. Në vitin 1973 Adem Huduti u diplomua në Akademinë Ushtarake.

Ai ka shërbyer në Divizionin III të këmbësoris në kufi me Greqinë, në Brigadën VII të këmbësorisë në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin IX të Ushtrisë Turke.

Për shumë vite, ai ka kontribuar në forcat Aleate Tokësore të NATO­-s për Europën Jugore në Itali.

Në vitin 2014 Huduti u gradua gjeneral-lejtnant dhe u emërua në të ashtuquajturën Ushtria e Dytë, që është formacioni më i madh i këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë. Huduti ishte numri dy i ushtrisë turke.

Pas sulmeve të 11 shtatorit kundër kullave binjake në SHBA gjenerali shkoi në Afganistan dhe drejtoi trupat turke në Kabul.

Please follow and like us: