Grushti i shtetit, kryeministri turk flet për rikthimin e ligjit të dënimit me vdekje
Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme kryeministri i Turqisë Binali Yildirum i është përgjigjur interesit të gazetarëve nëse pas tentativës së mbrëmshme për grusht shtetit shikohet mundësia e rikthimit të ligjit të dënimit me vdekje për ata që planifikojnë grushte shteti?
Yildirum tha se dënimi me vdekje nuk është në Kushtetutën e Turqisë, por çdo ndryshim ligjor do të merret parasysh edhe në këtë drejtim. Nga të dhënat zyrtare raportohet se 90 vetë humbën jetën mbrëmjen e kaluar, ndërsa 1154 të tjerë mbetën të plagosur.
Autoritetet turke akuzojnë për grusht shteti klerikun Fetullah Gylen.
Please follow and like us: