Hafizi: Me propozimet e tij, Rama braktisi reformën në drejtësi
Herion Mesi
Deputetja e shkodrës, Mimoza Hafizi akuzon ish-kryetarin e saj të PS-së, Edi Rama se ka braktisur reformën në drejtësi me qëndrimet e tij të ditëve të fundit. Përmes një komenti në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Hafizi thekson nga ana tjetër, se ruajtja e sovranitetit që pretendon Partia Demokratike nuk është asgjë më shumë se sovraniteti i 2-3 lidërve që cënohen nga reforma në drejtësi.
“Miq, Sovraniteti, që PD pretendon se cënohet nga Reforma në Drejtësi, është vetëm sovraniteti i 2-3 lidërve politikë, që duan të vendosin gjithshka në emër të popullit, pa perfillur vullnetin dhe interesat qytetare. Me propozimet e tij të fundit, Edi Rama e braktisi hapur kauzën e Reformës në Drejtësi. Këtë reformë ai nuk e do më as si sukses dhe as si dështim të qeverisë së tij”- shkruan Hafizi.