Mbyllet baza ushtarake e SHBA në Turqi, ku ka armë bërthamore
Konsullata amerikane në Turqi ka njoftuar se baza ajrore ushtarake e NATO-s në pjesën jugore të vendit është mbyllur për shkak të trazirave në vend.
Mediat e huaja raportojnë se baza e NATO-s në Inçirlik ruan armë bërthamore dhe autoritetet kanë ndërprerë energjinë elektrike si masë sigurie.
Fluturimet në këtë hapësirë ajrore të bazës së NATO-s janë të ndaluara deri sa forcat qeveritare turke të marrin situatën e plotë nën kontroll. Kjo ndodh, pas përpjekjeve të disa ushtarëve për të bërë grusht shteti.
Please follow and like us: