Albspirit

Media/News/Publishing

New York Times: Çfarë dihet dhe nuk dihet deri më tani për grushtin e shtetit në Turqi

Forca ushtarake në Turqi u përpoqën të realizonin një puç natën e së premtes duke e kthyer vendin në dhunë dhe intrigë. Shumë persona mbetën të vdekur përderisa vendndodhja e presidentit Erdogan ishte e panjohur për orë të tëra. Ai më vonë lajmëroi se puçi kishte dështuar.

New York Times ka bërë një përmbledhje të asaj se çfarë dihet dhe çfarë jo për këtë ngjarje.

Çfarë dimë deri më tani?

Presidenti turk Recep Tayipp Erdogan u rikthye në Stamboll të shtunën në agim. Duke folur në aeroportin Ataturk të Stambollit, ai fajësoi pakicën brenda forcave ushtarake për puçin e krijuar dhe tha se përgjegjësit do të paguajnë një çmim shumë të lartë për tradhtinë në Turqi. Ai po ashtu tha se komplotistët kishin tentuar ta vrisnin atë ditën e së premtes me një bombë në qytetin turk turistik të Marmaris.

-Mbështetësit e Erdogan iu përgjigjën thirrjes së tij për të dalë në rrugët e Stambollit.

-Anadolu Agency tha se më shumë 1500 anëtarë të forcave të sigurisë janë arrestuar. Pamjet dhe videot tregojnë ushtarët që dorëzoheshin dhe civilët të ngjitur mbi tanke dhe flamujt tek valëzonin.

-Anadolu Agency raportoi se 90 persona janë vrarë dhe më shumë se 1100 janë plagosur. 17 zyrtarë policorë u vranë gjatë një sulmi me helikopterë në periferi të Ankarasë. 12 të tjerë u vranë kur një bombë u gjuajt në drejtim të Parlamentit turk.

-Fethullah Gulen, një klerik mysliman që jeton në mërgim në Pensilvani, të cilin Erdogan ka akuzuar për komplot kundër tij, mohoi çdo rol në përpjekje për grusht shteti në një deklaratë dërguar me email dhe e dënoi atë “në termat më të fortë.”

Çfarë ne nuk dimë!

Nuk është e qartë se në çfarë mase forcat e puçit kanë arritur për të fitojnë kontrollin e objekteve të rëndësishme shtetërore dhe institucioneve, shkruan. Nuk është e qartë se kush ishte pas përpjekjes për grusht shteti, se sa ushtria turke e mbështeti atë, apo pse ajo ishte caktuar për tani.

Please follow and like us: