Pas akuzave përgjigjet Gulen: Erdogan mund ta ketë sajuar puçin
Pas akuzave të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan se Fethullah Gulen qëndron prapa tentimit të grusht shtetit në Turqi, është kundërpërgjigjur ky i fundit.
Gulen ka thënë se ka gjasa që i gjithë grusht shteti të jetë i sajuar nga vet Erdogani, transmeton Gazeta Express.
“Nuk besoj se bota do tu besoj akuzave të bëra nga presidenti Erdogan. Ka mundësi që grusht shteti është i sajuar nga ai dhe kjo mund të jetë bërë për të akuzuar gylenistët”, tha Gulen në një intervistë dhënë në shtëpinë e tij në Pennsylvania.
Gulen tha se ai kundërshton çdo intervenim ushtarak pasi ai vet ka vuajtur një grush shtet që ka ndodhur vitet e kaluara në Turqi.
“Tash kur Turqia është në rrugën e saj drejt demokracisë nuk mund të kthehet prapa”, tha tutje Gulen.
Përderisa Erdogan po i bën thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Gulen të ekstradohet në Turqi, SHBA ka thënë se nëse ka prova të mjaftueshme, atëherë do të ndodh ekstradimi./GazetaExpress/