Albspirit

Media/News/Publishing

Pas “puçit” në Turqi, vjen konsolidimi autokratik

Ilir Seci

Turqia ka qene i vetmi vënd me shumice myslimane që fale Ataturkut ndertoi nje shtet Sekularist. Duke e njohur rrezikun e radikalizimit fetar Ataturku para vdekjes la testament që ne rast rreziku kthimi te Turqise ne nje shtet fetar, Sekularizmin e shtetin turk duhet ta mbrojne gjeneralet e ushtrise turke! Dhe gjeneralet e kane mbrojtur disa here gjate dekadave ekzistencë te shtetit Sekularist turk. Sidomos mbas perpjekjeve te medha te sovjetikeve per te perhapur komunizem ne Turqi ishin pikerisht gjeneralet që e shpetuan Turqine nga kthimi ne nje shtet satelit te Bashkimit Sovjetik. Ushtria turke eshte ne NATO keshtu që edhe kur eshte vendosur pushtet nga gjeneralet si ndodhi me vitin 1980 prape shteti funksionoi duke mos u kthyer ne diktature …
Per fat te keq gjërat u përkeqësuan shume kur erdhi ne skene politikani Rećep Taip Erdogan i cili nuk e kishte fshehur asnjehere prirjen per te hequr sekularizmin dhe per ta ndryshuar shtetin turk ne nje shtet fetar. Kjo prirje drejt shtetit fetar i nxori shume probleme aspirates turke per anetaresim ne BE. Paralelisht me radikalizimit fetar Erdogani shtoi autoritarizmin duke e kthyer pushtetin ne nje pushtet personal… Mbas 10 viteve ne pushtet Erdogani u shnderrue ne nje Putin te Dyte duke bere cirk me rotacionin demokratik duke u bere here president e here kryeminister. Arriti te përdorte edhe Partine Kurde që te bente ndryshime Kushtetuese që ndryshonin natyren e shtetit turk… Aq thelle eshte futur Erdogani ne shtegun e autoritarizmin saqe ne Mars te vitit 2016 eshte shprehur se “…Demokracia dhe liria nuk kanë absolutisht asnjë vlerë në Turqi.Për ne, këto fraza kanë absolutisht asnjë vlerë më gjatë” – deklaruar në fjalimin televiziv…
Disa herë ka bërë thirrje që gazetarët, avokatët dhe politikanët që kundershtojne Autokracine e Edoganit të ndiqen penalisht si terroristë.
Ne këtë sfond socialo-politik vjen “puçi ushtarak” që ende nuk e qarte nese ishte grusht shteti apo nje inskenim nga ana e vete Erdoganit per ta perdorur si justifikim këtë “puç” dhe per te konsoliduar perfundimisht pushtetin tashme autokratik…
Lajm i keq lajmi per kthimin e Sulltanit turk…Lajm i keq per trojet shqiptare ne Maqedoni, Kosove e Shqiperi ku Sulltani ka vite që ka nisur emisaret e neo-otomanizmit per te “ringritur lavdine osmane” siç e ka thanë vetë hapurazi disa here Erdogani …

Please follow and like us: