Albspirit

Media/News/Publishing

Turqia tronditet nga përpjekja për puç ushtarak

Natën e së shtunës (16.07) Turqia është tronditur nga një puç ushtarak. Pjesë të ushtrisë kanë bërë përpjekje për të marrë pushtetin. Situata duket se është vënë nën kontroll, por gjendja nuk është stabilizuar.

Türkei Ankara

Puç i papritur ushtarak në Turqi. Përpjekja ka dështuar, por gjendja mbetet kritike. Nga ndërtesa e shtabit qendror të ushtrisë është qëlluar të shtunën paradite. Qeveria turke e cilësoi të dështuar përpjekjen e një pjese të ushtrisë për të marrë pushtetin në dorë. Ndërtesa e parlamentit turk është dëmtuar pas sulmeve nga ajri të puçistëve. Në përpjekjen për puç ushtarak në Turqi janë vrarë të paktën 90 vetë, bën të ditur agjencia turke e lajmeve, Anadolu. 1154 vetë janë lënduar. Sipas të dhënave nga qarqet qeveritare 1563 ushtarakë janë arrestuar në të gjithë Turqinë, sipas ushtrisë, 104 puçistë janë vrarë. Po ashtu në afërsi të pallatit presidencial ,avionë luftarakë kanë hedhur bomba. Edhe ndërtesa e Shërbimit Sekret Turk është sulmuar natën e së shtunës, bëjnë të ditur, përfaqësues të institucionit. Por kreu i Shërbimit Sekret, Hakan Fidan është dërguar në një vend të sigurtë.

Parlamenti turk në seancë të jashtëzakonshme

Kryeministri turk, Binali Yildirim ka bërë thirrje për mbledhjen e parlamentit turk në një seancë të jashtëzakonshme. “Situata është gjerësisht nën kontroll”, tha ai.

Türkei türkische Soldaten am Taksim Platz Proteste Menschen auf den Straßen

Një gjeneral ndër puçistët është qëlluar për vdekje, bëri të ditur Yildirim. “Turqia nuk udhëhiqet nga ushtria”, citohet nga mediat kryeministri turk, i cili ka dhënë edhe urdhrin për të qëlluar avionin ushtarak të marrë peng. Ushtria do të ndryshojë radikalisht.

Türkei nach Putschversuch Bosphorus Brücke Istanbul Menschenmenge

Gjenerali Ümit Dündar është vendosur përkohësisht si drejtues i shtabit ushtarak, bëri të ditur, agjencia turke e lajmeve, Anadolu. Në rrugët e Ankarasë dhe Stambollit janë parë tanke dhe njerëz që vraponin në panik, kur dëgjoheshin të shtëna. Ndërkohë qytetarë të zemëruar e përkrahës të Erdoganit janë ngjitur në tanke apo i pengonin ata në rrugën e tyre, siç kanë treguar pamjet televizive. Në Stamboll ë afërsi të sheshit Taksim ushtarët janë parë se si dorëzoheshin në urëne Bosforit dhe merreshin në pranga nga policia.

E përditshmja zvicerane “Tages Anzeiger” e ka komentuar të shtunën (16.07) kështu përpjekjen për puç në Turqi: “Për një kohë të gjatë dukej se Erdogan e kishte fituar luftën për pushtet me ushtrinë, edhe përmes proceseve spektakolare, jo edhe aq të pastra. Kur Erdogan ndërmori përpjekjen për të çuar Turqinë drejt Bashkimit Europian, ai e përdori këtë për të kufizuar kompetencat e ushtrisë. Madje parak pak javësh, u duk se ai bëri një hap afrimi me ushtrinë, duke ia rikthyer kompetencat, por me sa duket Erdogan ka bërë vlerësimin e gabuar për ushtrinë.”

Please follow and like us: