Albspirit

Media/News/Publishing

Australia i ofron Britanisë marrëveshje tregtare

Kur të gjithë janë në pritje të hapjes së negociatave zyrtare për të ashtëquajturën çështjen “Brexit”, Australia i ka ofruar Britanisë një marrëveshje tregtare. Lajmi është përcjellë nga vetë kryeministri Australian, Malcolm Turnbull, i cili theksoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me homologen Theresa May, ku i kishte paraqitur edhe propozimin e tij.

Në fjalën mbajtur për mediat, Turnbull theksoi se kishte patur një bisedë konstruktive me May dhe se ishte optimist për arritjen e një marrëveshjeje. Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe Kryeministrja britanike, e cila në fjalën e saj theksoi se kjo lëvizje është mjaft inkurajuese për Britaninë.

Zyrtarët e BE-së kanë deklaruar vazhdimisht se me daljen nga unioni, britanikët nuk do t’i gëzojnë më privilegjet e tregtisë së lirë si dhe benefitet e tregut të përbashkët. Në këto kushte, Londrës zyrtare do t’i duhet që të negociojë marrëveshje të reja për të mbajtur në nivele të larta ekonominë. Ekspertët janë shprehur se duke parë vështirësinë ku ndodhet Britania, vendet e tjera mund të ofrojnë akorde jo favorizuese.

Gjithashtu, një tjetër problem shqetësues është largësia gjeografike me vendet përtej oqeaneve, gjë që mund të rrisë kostot e mallrave të ndryshëm për shkak të transportit të kushtueshëm. Megjithatë, në prononcimet e deri tanishme, Kryeministrja Theresa May është shprehur optimiste se Britania do të arrijë të gjëjë një zgjidhje për ekonominë edhe jashtë unionit.

Please follow and like us: