Eduart Ndocaj: Erdogan, sulltani që rrezikon civilizimin perëndimor
Është e turpshme dhe e papranueshme që politika shqiptare, Qeveria shqiptare po mbrojnë sjelljen ç’njerëzore që Erdogan po bën mbi popullin e tij dhe jo vetëm.
Nëse dikush duhet të bënte kujdes me qëndrimet ndaj Erdogan duhet të ishte politika shqiptare. Stambolli dhe Ankaraja janë të banuara me shqiptarë që nuk kane asgjë të përbashkët me modelin sulltanor e barbarë të Erdogan. Këto shqiptare, janë të orientuar kah vlerave laike të shtetit dhe në kërkim të demokracisë. Po ashtu drejtues të rëndësishëm të Ushtrisë Turke si gjenerale dhe ushtarake janë me origjine shqiptare.
Erdogan po sulmon me barbarizëm vlerat e iluminizmit europian që janë përfaqësuar historikisht nga shqiptarët. Nuk kemi asnjë informacion për fatin e tyre. Nuk dimë asgjë, se fare po bëhet me shqiptaret në Turqi. Erdogan vrau amanetet e Ataturkut të shtetit laik dhe të modelit perëndimorë. Ataturku përfaqëson origjinën shqiptare e po ashtu Erdogan duke dhunuar amanetet e Ataturk ka vendosur të dhunoje të gjithë shqiptaret që jetojnë prej shekujsh ne Turqi. Erdogan për pushtet personal po masakron popullin e tij, ka dhunuar Ushtrinë në simbolin e saj te unitetit dhe tentojë Luftën Civile e të gjitha këto i ka bërë për pushtet personal. Është e papranueshme që Perëndimi e ka mbështetur këtë model të sëmurë e mesjetare që s’ka asnjë lidhje me vlerat e demokracisë Perëndimorë.
Erdogan është një rrezik serioz për civilizimin perëndimor dhe për fatet e shqiptarëve e të Shqipërisë. Ai me politikat e tij te neo-osmanizmit ka vendosur të shpërndajë historian nëpër vendet e Ballkanit e të modifikojë historinë e popujve te Ballkanit sipas orekseve të tij.