Erdogan hakmerret, arrestohen 6 mijë persona për grushtin e shtetit që dështoi
Autoritetet turke kanë arrestuar 6 mijë persona për tentativën e dështuar të grushtit të shtetit dy ditë më parë në Turqi.
Kjo është shifër është bërë publike nga ministri i Drejtësisë në Turqi, i cili sqaroi se mes të arrestuarve janë më shumë se 50 ushtarakë të rangut të lartë dhe 2700 gjyqtarë. Presidenti Erdogan thotë se Parlamenti turk mund të rikthejë dënimin me vdekje, nisur nga ky rast puçi që ndodhi.
Nga luftimet për rimarrjen e kontrollit, u vranë më shumë se 265 persona. Presidenti akuzon klerikun dhe rivalin e tij Fethullah Gulen për grushtin e shtetit. Gulen që jeton prej vitesh në SHBA, reagoi dje duke hedhur poshtë akuzat.
Please follow and like us: