Albspirit

Media/News/Publishing

Ftesë për negociata, deklaratë për qeveri teknike/Reagojnë ambasadorët, por jo qeveria dhe PS-ja!

Deklarata e kreut të Kuvendit Ilir Meta, se ai fton në takim ambasadorët Lu dhe Vlahutin, si dhe Edi Ramën e Lulzim Bashën, për të diskutuar reformën në drejtësi, ka krijuar një situatë paradoksale. As Edi Rama dhe as Lulëzim Basha nuk kanë reaguar ndaj ftesës, ndërkohë që Top-Channel raporton dy reagime të ambasadës amerikane në Tiranë dhe asaj të Delegacionit të BE-së:

Më 10 korrik, si qeveria ashtu edhe opozita u angazhuan përpara zonjës Nuland se negociatat e ardhshme do të bazoheshin vetëm mbi propozimin hibrid, i cili vë në zbatim plotësisht paragrafin 88 të Komisionit të Venecias dhe ka mbështetjen e OPDAT dhe EURALIUS”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve. Ndërkohë në reagimin e Delegacionit të BE-së thuhet:

Bashkimi Europian ka mbështetur dhe lehtësuar si punën e ekspertëve, ashtu edhe negociatat politike për reformën në drejtësi që prej fillimit, për arsye se kjo reformë jo vetëm që kërkohet nga qytetarët shqiptarë, por edhe përbën një parakusht thelbësor për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë për integrimin në BE”(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=331373#k1).

Heshtja e opozitës është disi e mirëkuptueshme, pasi interesi i saj kryesor është perspektiva e zgjedhjeve të parakohshme që hapi sot Ilir Meta me propozimin e qeverisë teknike. Është gjithsesi krejt jo politike dhe jashtë çdo norme që qeveria shqiptare, apo të paktën Partia Socialiste të mos ketë një reagim zyrtar ndërkohë që aleati i vet në qeverisje po deklaron de facto daljen nga mazhoranca.

Please follow and like us: