Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykata e Lartë njofton gjyqtaren Majlinda Andrea që të arratisej

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea e la Shqipërinë pak orë përpara se kolegët e saj të vendosnin ta pezullonin nga detyra dhe t’i arrestonin bashkëshortin. Ajo dhe burri i saj, Odhise Andrea, bashkë me dy fëmijët e tyre, rezultojnë në sistemin TIMS të kenë kaluar kufirin paraditen e djeshme. Burime nga prokuroria thonë se operacioni që pasoi hetimet për të dhe bashkëshortin për korrupsion me pronat në jug, u dekonspirua. Dyshimet e para bien mbi kolegë të gjyqtares që kishin djeni mbi faktin. Sipas burimeve të prokrurorisë, Andrea është larguar pasi mund të jetë njohur paraprakisht me vendimi që do të merrej.

Please follow and like us: