Albspirit

Media/News/Publishing

Himarë, 21-vjeçari vetëvaret tek kangjellat e banesës

 

Policia e Vlorës njofton se mëngjesit e sotëm rreth orës 08:10, është gjetur një person i vetëvarur në banesën e tij në një fshat të Himarës. Menjëherë shërbimet e Policisë janë afruar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se në fshatin Shënvasil, Himarë, është gjetur i vetëvaruar (pa shenja jete) nga familjarët e tij, shtetasi me inicialet A.P., rreth 21 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, ku dyshohet se viktima është vetëvarur në kangjellat prej hekuri të banesës 2­ katëshe, për shkaqe ende të paqarta. Nga ekspertiza paraprake mjeko ligjore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të vetëvarjes.

Please follow and like us: