Albspirit

Media/News/Publishing

Krahasim pa maska karnavalesh veneciane

Oerd Bylykbashi*

Komisioni i Venecias (Opinioni Final): Kompetencat do te konfirmojne pozicionin e vezhguesve nderkombetare si rojtare qe sigurojne veçanerisht transparencen e procesit, nderkohe qe pushteti vendim-marres te mbetet ne duart e organeve vendase (paragrafi 73). Pushteti i vezhguesve nderkombetare duhet qartesuar; ata duhet te kene te drejta procedurale por ASNJE pushtet vendim-marres (rekomandimi i paragrafit te famshem 88).

Qeveria (drafti i miratuar ne Komisionin Xhafa): Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pasi verifikon listën dhe raportin e ILDPKI-së, mund të FSHIJE emrat në listën e aplikantëve me qëllim rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë në procesin e përzgjedhjes.

Propozimi hibrid (pjesa e PS): Një trupë nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimitshqyrton kandidatët dhe verifikon aftësitë profesionale, integritetin moral dhe pasuritë e tyre. Paneli HEQ nga lista kandidatët e papërshtatshëm.

Propozimi i Opozites: Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit 1) kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjëkufizim. 2) kanë të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion qëadministron komisioni 3) kanë të drejtë të dorëzojnë pranë komisionit ad hoc dokumentacion në përputhje me Ligjin e Dekriminalizimit, 4) Operacioni Nderkombetar i Monitorimit ka të drejtë t’i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë. Raporti i vihet menjëherë në dispozicion çdo deputeti perpara se te filloje votimi dhe perzgjedhja e kandidaturave. 5) Kuvendi voton per kandidatet qe nuk kane asnje njolle.

Qeveria kerkon qe vezhguesit nderkombetare te FSHIJNE emrat e kandidateve, pa dhene asnje motiv apo prove dhe ky eshte pushtet vendim-marres; propozimi Hibrid kerkon qe te HIQEN emrat e kandidateve pa treguar motivet dhe pa patur te drejte ankimi dhe ky eshte pushtet vendim-marres; Opozita u jep vezhguesve nderkombetare te drejta te plota procedurale, akses te plote dhe me raportin e tyre nuk ka shans qe nje kandidat i papershtatshem te votohet nga parlamenti.

Cili nga keto qendrime perputhet me shume me Komisionin e Venecias qe vezhguesit nderkombetare nuk duhet te kene kompetenca vendim-marrese?

*Bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Kuvendar për Reformën në Dejtësi, deputet i Partisë Demokratike.

Please follow and like us: