Albspirit

Media/News/Publishing

Kush është Fethullah Gülen, armiku i përbetuar i Erdoganit që akuzohet edhe për grushtin e shtetit

 

Hizmet funksionon pak a shumë si doktrina mormone amerikane. Ata ofrojnë mbështetje në botën e biznesit, ata kanë një mentalitet misionari dhe një intuitë për biznes”, saktësonte në 2014 Sam Brannan, i qendrës së reflektimit Center for strategic and international Studies (CSIS).
Fethullah Gülen jeton në mërgim në një qytet të vogël të SHBA-së prej vitesh, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan e konsideron armikun e tij të betuar si përgjegjësin kryesor të përpjekjes për grusht shteti që tronditi Turqinë mbrëmjen e 15 korrikut.

Sapo mbërriti në aeroportin e Stambollit, presidenti turk akuzoi imamin dhe lëvizjen e tij si nxitës të grushtit të dështuar të shtetit në përpjekje për ta rrëzuar nga pushteti, ndërsa Gulen e mohon këtë akuzë të ngritur kundër tij.

Gulen në moshën 75 vjeçare, një predikues mysliman jeton i izoluar në Poconos, një zonë malore e pyllëzuar në Pensilvani në verilindje të SHBA-së prej vitit 1999.

Ai drejton një lëvizje mjaft të fuqishme në Turqi, që numëron një rrjet gjigant arsimor në Turqi por gjithashtu të shpërndarë në të gjithë botën (përfshirë edhe Kosovën), një Organizatë joqeveritare dhe sipërmarrjesh me emrin Hizmet (shërbim në turqisht) me një ndikim të madh në media, polici dhe në gjyqësor, transmeton lajmi.net.

Hizmet funksionon pak a shumë si doktrina mormone amerikane. Ata ofrojnë mbështetje në botën e biznesit, ata kanë një mentalitet misionari dhe një intuitë për biznes”, saktësonte në 2014 Sam Brannan, i qendrës së reflektimit Center for strategic and international Studies (CSIS).

Një tjetër pikë e përbashkët me mormonët, është ajo e pushtetit financiar Hizmet. Të gjithë përkrahësit janë të përkushtuar për të dhuruar kohë dhe para në organizatë, duke filluar që nga studentët tek nënat e familjeve, duke kaluar tek rrethi i biznesmenëve të pasur.

Ndërsa Erdogan mori sërish kontrollin e vendit të shtunën në mëngjes, Gulen dënoi në formën më të fuqishme përpjekjen e grushtit të shtetit.

Por presidenti Erdogan pohoi se grushti i shtetit ishte një revoltë në të cilën shteti paralel kishte gjithashtu një pjesë të fajit. Një shprehje që i referohej drejtpërdrejtë imamit.

Ndërsa gazetarë të New York Times e pyetën nëse një kontingjent i përkrahësve të tij kishin marrë pjesë në tentativën e grushtit të shtetit, ai u përgjigj duke injoruar që të jenë mbështetësit e tij dhe mohuar çdo formë përfshirjeje në këtë akt, duke sqaruar se jetonte larg Turqisë prej 30 vitesh.

Ai e cilësoi si të “mundshëm” se grushti i shtetit ishte i orkestruar nga Erdogani gjatë kësaj interviste, duke refuzuar megjithatë të drejtonte akuza pa baza konkrete.

Please follow and like us: