Albspirit

Media/News/Publishing

Meta i lëshon “bombën” Ramës: Të krijohet Qeveri teknike, jam gati të jap dorëheqjen 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka lëshuar sot deklaratën “bombë” se është i gatshëm që të largohet nga mazhoranca dhe të krijohet një qeveri teknike pas reformës në drejtësi.

“Të gjithë duhet të sakrifikojmë për këtë gjë. Për t’i hequr kujtdo merakun, duke shpresuar në patriotizmin e të gjithëve, miratimi i reformës është i domosdoshëm dhe duke e parë që mosbesimi është kaq shqetësues dhe kaq i lodhshëm, jam i bindur që zgjidhja është ndërtimi i një qeverie ekspertësh. Unë jam gati të jap dorëheqjen pas miratimit të reformës.Drejtësia të bjerë mbi çdo politikan, duke filluar nga Ilir Meta apo cilido tjetër. Mesazhi mendoj se është shumë i qartë, u shpreh kryeparlamentari.

Ilir Meta theksoi disa herë se kjo reformë historike duhet të miratohet patjetër me konsensusin e të dyja palëve politike, në rast të kundërt mazhoranca nuk i ka votat për ta miratuar e vetme. Meta propozoi gjithashtu që ai personalisht, Kryeministri Edi Rama, kryetari i PD Lulzim Basha dhe ambasadorët Lu-Vlahutin të mbyllen në Kuvend që të pestë dhe të arrijnë konsensus. Në rast të kundërt, theksoi kryeparlamentari, Meta-Rama-Basha dhe ambasadorët Lu-Vlahutin të largohen nga politika dhe nga diplomacia.

“Që të pestë të ikim nga politika dhe nga diplomacia. Kjo është çështje shumë e rëndësishme për Shqipërinë. I kam dhënë fjalën ndihmës sekretarit amerikan të shtetit që merret me e programin e SHBA-së për luftën në drejtësi, se do të bëj cdo gjë për të kaluar reforma, për të kaluar me konsensus dhe sipas Venecias, dhe ai më ka kërkuar që të bëj çdo përpjekje. Kjo është përpjekja ime e fundit, unë jam këtu”, bëri të qartë kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

Please follow and like us: