Pamje të gjeneralit turk të arrestuar, shfaqet i rrahur e i keqtrajtuar pas marrjes në pyetje
Pas tentativës për grusht shteti të paktën 6 000 persona janë arrestuar në të gjithë Turqinë. Ndërkohë mes të arrestuarve është edhe ish-Gjenerali i Forcave Ajrore të Turqisë, Akın Öztürk.
Ish-gjenerali Öztürk është parë të merret në pyetje në drejtorinë e policisë në Ankara. Burimet policore thanë se marrja në pyetje e tij vazhdon në këtë drejtori. Nga fotot e publikuara duket se Ozturk ka disa plagë.
Please follow and like us: